Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit ka filluar të jetë shpresdhënëse, në 24 orët e fundit rastet e të infektuarve kanë rënë në njëshifrorë ndërkohë që sipas të dhënave të fundit kemi 7 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 7 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit, megjithatë kjo nuk duhet të na gëzojë shumë përderi sa në tërë Sërbinë sikurse edhe në qytetin fqinjë të Vranjës numri i të infektuarve vazhdon të jetë shqetësues.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 271 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1167 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 2820 kontrolla prej tyre 2533 të rritur dhe 287 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 29 mars ka qenë 149, prej tyre 135 të rritur dhe 19 fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 28 persona 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv./LajmiAL/












