100 qytetarë të Malësisë së Bujanocit janë vaksinuar nga ekipi mobil gjatë vikendit

0
383

Sipas të dhënave të publikuara nga Kyetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Muhoc Xhevat Hasanit gjatë ditës së dielë 70 banorë të Bl. Muhoc dhe 30 të Bl. Zarbincë dhe fshatit Bilinicë iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të kryetarëve të bashkësive lokale dhe në mënyrë vullnetare kanë marrë dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneca” në ambulantën e fshatit Muhoc.

Hasani ka potencuar se “gjithëçka shkoi në rregull, nuk kishte asnjë reaksion nga pacientët, kishte pleqë dhe të rinjë që morën vaksinën, faleminderojmë qytetarët për pritjen dhe durimin gjithashtu faleminderojmë stafin mjekësor të Shtëpisë së shëndetit të Bujanocit, njëkohësisht falënderojmë edhe Komunën e Bujanocit për asistencë logjistike si dhe Bl. Muhoc dhe Zarbincë për mbështetje fizike dhe morale në lidhje me organizimin e vaksinimit” ka potencuar Hasani.

Ai ka apeluar se, shëndeti për të gjithë, është një shembull i mirë për të gjithë se vetëm me imunizim masiv të popullatës mundemi të dalim fitimtarë kundër armikut të padukshëm Covid-19./Lajmi-AL/