Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit ka filluar të jap shpresë, edhe në 24 orët e fundit rastet e të infektuarve kanë shënuar një ulje ndërkohë që sipas të dhënave të fundit kemi vetëm 3 raste të Covid-19.
Në 24 orët e fundit gjegjësisht gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar vetëm 3 raste të reja me virusin korona në komunën e Bujanocit, megjithatë kjo nuk duhet të na gëzojë shumë sepse gjatë vikendit vikendit kohëve të fundit kemi ulje të numrave të të infektuarve ngase edhe kontrollat dhe testimet janë në numër shumë më të vogël.
Në muajin mars numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 261 persona.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1160 persona.
Në muajin mars janë kryer gjithsej 2671 kontrolla prej tyre 2398 të rritur dhe 273 fëmijë.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 28 mars ka qenë 33, prej tyre 33 të rritur dhe asnjë fëmijë.
Me test Antigjen janë testuar 9 persona 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv./LajmiAL/












