Ajdini: Qëllimi ynë është krijimi i vendeve të reja të punës

0
1666

“Qëllimi ynë kryesorë është që të rrisim kapacitetin e vendeve të punës në kompanin tonë” këto ishin fjalën e drejtorit të ndërmarrjes “EURO SKANDIK” Mitat Ajdinit, ndërmarrje e cila sot ka përuruar objektin e ri me standard të avancuara për shitjen e pllakave dhe sanitarisë, një ambient i cili përveç hapsirës ofron edhe mundësin e zgjedhjes për shijen tuaj.

Megjithatë kësaj më shumë se kushdo tjetër iu kanë gëzuar 5 punonjësit e rinjë të cilët do ti sigurojnë të ardhura familjeve të tyre, sidomos në rrethat në të cilat gjendemi tani.

“Qëllimi ynë është që sa më shumë të punojmë, por që të punësojmë një numër të konsiderueshëm të rinjësh e kjo do të thotë hapjen e vendeve të reja të punës” shprehet pronari Mitad Ajdini

Ajdini gjithashtu potencon se tash pret që punët të ecin edhe më mirë ngase “Euro Skandik” tash është e kompletuar, duke filluar nga materiali ndërtimorë, materiali i vrazhdë, keramika, sanitari, fasadat, të gjithajanë në një vend.

Gjendja e pandemisë sikurse në çdo vend dhe kompani ka patur ndikim edhe në ndërmarrjen “Euro Skandik”, porpronari i kësaj ndërmarrje shpreson që gjërat do të përmirësohen edhe për kundër faktit se ai ka vanzhduar me punësimin e njerëzve të rinjë në kompaninën e tijë.

Numri i vendeve të reja të punës në ndërmarrjen “Euro Skandik” është rritur për 8 punëtorë të rinjë, fillimisht janë punësuar 5 por së shpejti pritet të punësohet edhe 3 të tjerë.

Në përurimin e objektit të ri morën pjesë përveç familjarëve edhe biznismenë dhe bashkëpunëtorë gjegjësisht drejtues të kompanive tjera./Lajmi-AL/