Funksioni i barnatores së qytetit ka përplasur mes vete këshilltarët shqiptarë të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, disa fajësojnë qeverisjen e kaluar për neglizhencës në riregjistrimin.Jetmir Mehmeti, këshilltar nga PD kërkoi sqarim pse është vonuar procesi i riregjistrimit të barnatores dhe a ka pas qëllime që të mbyllet ky institucion.Kryetari u kuvendit, Enver Ramadani në seancën e 5-të tha se nuk duhet të politizohet kjo çështje dhe se duhet të shtymë përpara procesin e riregjistrimit. Ai u shpreh se është humbur afati ligjorë për regjistrimin në gjykatën ekonomike por ka afat edhe 3 muaj për regjistrim në agjencionin për regjistrimin e bizneseve.Gjithashtu Elmi Alishani, këshilltarë nga Partia Demokratike kërkoi sqarim se kush ishte përgjegjës për këtë neglizhencë në procedurën e regjistrimit por ai nuk mori përgjigjen në këtë seancë.Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka kritikuar udhëheqësin e kaluar për mos respektim të afateve ligjore në riregjistrimin e barnatores.Këshilltarët komunal sot votuan për themelimin barnatores si ent shëndetësorë në komunën e Bujanocit./Lajmi-AL /












