Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq njoftoi se masa të reja kufizuese për të luftuar epideminë e koronavirusit do të miratohen sot ose më së voni nesër.Ajo tha se do të takohet sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që të diskutojnë së bashku “disa masa” në pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën.








