Si pasojë e një havarie, deri në mesditë qyteti pa ujë të pijshëm

0
259

Nga Ndërmarrja Komunalia bëjnë të ditur se, për shkak të havarisë së gypit kryesorë të ujësjellësit në qytet do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Nga NP, thonë se ekipi i ujësjellësit është duke e bërë sanimin e prishjes së gypit, dhe pritet që deri ora 14.00 furnizimi me ujë të pijshëm të kthehet në normalitet.