Dr. Fatmir Arifi nga Tërnoci i angazhuar në QKUK, nuk është hera e parë që përmes rrjetit social sensibilizon opinionin për vetëdijësim ndaj ruajtjes së shëndetit dhe nevojës për ti përkushtuar më shumë kohë vetvetës dhe shëndetit.
Dr. Arifi së fundmi ka publikuar një opinion shum domethënës përmes së cilit fton qytetarët që të paktën një herë në vit ti bëjnë kontroll shëndetit të tyre sikurse ia bëjnë veturave të tyre sepse shëndeti është shumë më i rëndësishëm.
Postimi i Dr. Fatmir Arifit
Vetdijësim dhe sensibilizim!
Absurd i kohës por e vërtetë se tek ne kerrit çdo vit ia bëjmë kontrollin teknik, kurse veten kurrë për kontroll të përgjithshëm te mjeku, përveç kur ankesat janë më të theksuara.
Një numër i madh i njerëzve rrezikojnë jetën duke mos i marrë seriozisht simptomat e sëmundjeve dhe shpesh bëhet vonë për intervenime kur ato zbulohen.
Shëndeti është kulturë, por duhet të bëhet edhe ligj!, ka shkruar Dr. Fatmir Arifi./Lajmi-AL/












