KK “Besa” me sukses përfundon provimin për breza (Foto)

0
307

Klubi i karatesë “Besa” nga Bujanoci më datën 19 mars 2021 mbajti provimin e rradhës për breza, dhe në këtë provim u paraqitën gjithsej 31 kandidatë nga brezi i verdhë deri te brezi i kaftë (8Kyu – 1Kyu).

Të gjithë kandidatët e kaluan me sukses provimin ku disa prej tyre treguan aftësi të larta profesionale.

Vlen të theksohet se ky ishte një nga provimet më masovike në histori të Klubit të Karates “Besa”.

Kryesia e klubit i uron të gjithë nxënësit për suksesin e treguar në provim e njëkohësisht i inkurajon që të punojnë edhe në të ardhmen.

Në përbërje të komisionit ishin 3 antarë:

1. Ramiz Asllani

2. Seuda Destani Fazliu

3. Halil Xhelili

Pavarësisht pandemisë KK “Besa” po tregon suksese të njëpasnjëshme, ndërsa mbajtja e provimit është organizuar në kuadër të masave kundër Covid-19, pa prezencë të publikut dhe familjarëve./Lajmi-AL/