Zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës të cilat do të mbahen më 28 mars të dielën e fundit të marsit, ndikimin politik si duket e kanë shtrirë edhe në komunën e Bujanocit.
Përfshirja e Kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafa në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës nuk i ka pëlqyer këshilltarit të LPD-së në KK të Buajnocit Nevzad Lutfiut, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar nga Mustafa që ta luajë rolin e unifikuesit të shqiptarëve dhe jo të meret me fushata zgjedhore.
Madje Lutfiu e ka paralajmëruar Mustafën edhe për destabilizim të mundshëm politik në komunën e Buajnocit duke i kujtuar se, dikush po pret të përfundojnë zgjedhjet në Preshevë, e pastaj të shkaktoj rrokada në Bujanoc, ky do duhej të ishte shqetësimi i kryetarit të KNSH-së.
“Ai është kryetar i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshëves, duhet të qëndroj figurë unifikuese, suksesi i gjithë shqiptarëve duhet ta gëzoj atë në rast se dëshiron që suksesit të tij t’i gëzohen të gjithë shqiptarët” ka shkruar Lutfiu.
Si rezultat i kësaj qasje, në vend që të hartojmë strategji me Shqipërinë, se si ta ruajmë substancën kombëtare në këtë vend, i marrim shumë kohë atyre duke na bërë bashkë.
Dikush po pret të përfundojnë zgjedhjet në Preshevë, e pastaj të shkaktoj rrokada në Bujanoc, ky do duhej të ishte shqetësimi i kryetarit të KNSH-së” ka thënë ndër të tjerash këhsilltari i LPD-së
Postimit të këshilltarit Lutfiu nuk i ka vonuar shumë edhe komenti i drejtpërdrejtë i Kryetarit të KNSH-Ragmi Mustafa, i cili fillimisht ia ka kujtuar se, bindja e tij politike është parimore në krahasim me postin e kryetarit të KNSH-së.
“Unë jam zgjedhur në pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga lista të cilën e ka nominuar Partia për Veprim Demokratik.
Pra, në zgjedhjet për KKSH-ë kanë garuar listat e partive politike dhe ato të “shoqërisë civile”.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që të fsheh identitetin politik dhe subjektin që i përkas, iu ka përgjigjur ndër të tjerash Mustafa.
Sa i përket unifikimit Mustafa ka shkruar se “Unifikimi nuk vie si pasojë e mohimit vetes, por vetëm duke u angazhuar për të vërtetën dhe duke qenë i vërtetë”
Madje kryetari I KKSH-së ka shkruar se “Do të ndihesha i turpëruar në rast se nuk do ta kryej punën për të cilën kam marrë nominimin nga PVD dhe mbështetjen e madhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mustafa ia ka kujtuar Lutfiut se, sa i përket qasjes sistematike e strategjike me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë besoj se i dinë më mirë se gjithë tjerët.
Së paku në disa nga përpjekjet e mia ke qenë edhe vet. Në disa nga takimet ke qenë present dhe unë haptas e qartë i kam shpreh qëndrimet e mia, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa./Lajmi-AL/












