Bujanoc: E diela pushim edhe për Covid-19, asnjë rast pozitiv

0
289

Gjendja epidemiologjike në komunën e Bujanocit pas një periudhë tejet shqetësuese, si duket në 24 orët e fundit ka gjetur qetësi të plotë.

Pas një tempo me numra dyshifrorë të të infektuarve e shtuna ka kaluar vetëm me 5 raste pozitivve, ndërsa e diela me asnjë rast të konfirmuar, kështu që numri i të infektuarve në muajin mars aktualisht është 129 persona.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 1025 persona.

Me test Antigjen janë testuar rreth 30 persona prej tyre asnjë nga komuna e Bujanocit nuk ka rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me virusin korona./Lajmi-AL/