Shoqata e Pediatërve të Serbisë paralajmëron se ulja e shkallës së vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve gjatë pandemisë së virusit korona kërcënon të shkaktojë një krizë të re serioze të shëndetit publik dhe epidemia e fruthit të rrezikojë jetën e fëmijëve në një masë më të madhe sesa kovid 19.
Shoqata e Pediatërve të Serbisë thekson edhe këtë herë se fëmijët, për sa i përket shumë aspekteve, tashmë përballen edhe me epidemi të mundshme të fruthit, dhe për sa i përket viktimave – ata mund të bëhen dëmi më i madhë “kolateral” i pandemisë Kovid-19.
“Të dhënat më të fundit të disponueshme në territorin e Serbisë tregojnë se shkalla e vaksinimit të detyrueshëm kundër fruthit në Serbi ka rënë me 25 deri në 30 për qind dhe ka të ngjarë që kjo rënie e mbulimit të vaksinimit të jetë edhe më e madhe.
Në këtë kuptim, ekziston një rrezik serioz që pas, ose, me siguri, nëse kjo prirje vazhdon, dhe gjatë epidemisë Kovid 19, ne kemi një epidemi të sëmundjeve të tilla si fruthi.
Kjo do të ishte një humbje tragjike e shëndetit publik dhe profesionit të medicinës në përgjithësi në Serbi, dhe një regresion i papranueshëm. Nga numrat, ju kujtojmë faktin se, falë vaksinimit, numri i vdekjeve në botë për shkak të fruthit nga viti 2000 deri në vitin 2018. është ulur me 73 përqind.
Vaksina e fruthit parandaloi, në atë periudhë, 23.2 milion vdekje të fëmijëve në botë, të dhëna këto të Organizatës Botërore të Shëndetësisë” thuhet në njoftimin e Shoqatës së Pediatërve të Serbisë.
Gjithashtu thuhet se imunizimi është një procedurë e thjeshtë, efikase dhe e sigurt. Ne gjithashtu treguam se ajo mund të ndalojë epideminë për një periudhë më të gjatë kohore, kur pas epidemisë në fund të vitit 2017 dhe fillimit të vitit 2018, mbulimi i fëmijëve me vaksinim u rrit ndjeshëm.
Megjithatë, kemi harruar që në atë periudhë të shkurtër kishte mbi 5,000 pacientë (kryesisht fëmijë) dhe 14 vdekje, thuhet në njoftimin e ShPS-së./Lajmi-AL/








