Në ndeshjen e zhvilluar sot në Preshevë mes KF Luginës dhe KF Tërnocit, ka ndodhur një gjest jo i hjishëm sidomos jo sportivë mes dy klubeve shqiptare.
Sipas dëshmitarëve okularë futbollisti mysafir i KF Tërnocit u sulmua fizikisht duke pësuar edhe lëndime.
Me këtë rast ka reaguar edhe kryesia e KF Tërnocit, duke dënuar këtë gjest josportiv, njëkohësisht kanë reaguar edhe ndaj organizatorëve të ndeshjes të cilët do të duhej të mbanin rendin.
Reagimi i plotë i KF Tërnocit:
Ndeshja e sotme ndërmjet fatosave të KF Lugina dhe KF Tërnocit e shoqëruar me incidente, ku njëri prej fëmijëve tanë u sulmua fizikisht nga persona të papërgjegjshëm gjatë daljes nga stadiumi, zbeh fitoren e djelmoshave dhe mbi të gjitha tregon mungesë organizimi nga ata që do të duhej të ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Mbi të gjitha, roli i organeve të rendit, prezent në stadium, ishte sa joprofesional, aq edhe i papërfillshëm kundrejt një grupi të rinjsh që vazhdimisht shanin e bërtitnin kundrejt fëmijëve fatosë të KF Tërnocit.
Me shpresë që përgjegjësit të gjinden dhe të marrin masën e merituar e në vazhdën e ruajtjes së substancës tonë etnike si dy klube, vazhdojmë të kultivojmë vlerat për 》fair play《 dhe të fokusohemi në ndërtimin e talenteve të reja, thuhet në reagimin e KF Tërnocit./Lajmi-AL/












