PRITEN MASA TË ASHPËRTA NGA NESËR: Përfundojnë konsultimet e Shtabit të krizave dhe përfaqësuesve të Qeverisë

0
494

Konsultimet e pjesës mjekësore të Shtabit të Krizave dhe përfaqësuesve të Qeverisë përfunduan pas më shumë se një ore e gjysmë, shkruan “Blic”, përcjell LajmiAL.

Sipas informacioneve të para, është e sigurt që masat që do të pasonë ditëve në vijim do të jenë më të rrepta, por kufizimet e sakta, si dhe se për çfarë saktësisht do të referohen, do të dihen – nesër (e hënë).

Anëtarët e Shtabit të Krizave – pjesa mjekësore dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë u takuan sot në 15.30 pasdite për të marrë një vendim mbi masat e reja. Siç kemi mësuar, ky vendim do t’u njoftohet qytetarëve nesër, por është mjaft e sigurt që kufizimet do të shtrëngohen në ditët në vijim.

Dje dhe sot në Serbi, sipas vendimit të fundit të Shtabit të Krizave në luftën kundër koronavirusit nga e Premtja, gjithçka është mbyllur përveç dyqaneve ushqimore, farmacive dhe pompave të benzinës.

Gjithashtu është vendosur që nxënësit e shkollave të mesme të vazhdojnë me mësim online javën e ardshhme, sikurse edhe ata nga klasa e pestë deri në të tetën do tu bashkohen mësimit online.

Sipas masave aktuale, gjatë ditëve të punës një periudhë të gjatë nuk ka patur kufizime, ndërsa  objekteve hoteliere iu është lejuar të punojnë deri në orën 20.00.

Për ashpërsimin e masave ka paralajmëruar edhe Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq e cila ka thënë se, është e pashmangshme ashpërsimi i masave, por megjithatë duhet shikuar mënyrën më të mirë të mundshme në këtë drejtim./Lajmi-AL/