Situata epidemiologjike në komunën e Bujanocit jo e kënaqshme, vetëm në mars 57 raste pozitiv

0
229

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq gjendja epidemiologjike në komunën e Buajnocit edhe mëtej është jo e kënaqshme.
Gjatë këtij viti në muaji njanarë janë konfirmuar 93 rastepozitiv, në shkurt 122 dhe në mars për vetëm 7 ditë kemi 57 raste të konfirmuara me virusin korona.
Sa ipërket vaksinimit kundër Kovid-19 Pavlloviq tha se gjithçka po ecën sipas planit, ndërsa dozën e pare dhe të dytë e kanë marrë 1.143 qytetarë, dozën e pare e kanë marrë 2.186 qytetarë, ndërsa në komunën e Bujanocit janë duke u aplikuar 4 lloje të vaksinave.
Ajo falënderoi pushtetin lokal për përkrahjen e dhënë në këtë drejtim.
Kryetari I komunës Nagip Arifi kërkoi nga drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit që të bëhet maksimumi që të gjithë qytetarët ta kenë më të lehtë marrjen e vaksinës dhe kryerjen e kontrollave mjekësore.
Që nga fillimi I epidemisë nga marsi I vitit të kaluar deri më tani në komunën e Buajnocit kemi 9.53 raste të konfirmuara me virusin korona./Lajmi-AL/