Përmes një postimi në rrjetin socia, Visar Memeti zyrtarë i APN-së në Preshevë ka njoftuar se PVD nuk i ka shlyer obligimet financiare për dy muaj rresht ndaj partnerëve të koalicionit për zgjedhjet parlamentare.
Memeti lidhur me këtë ka publikuar edhe një dokument si dëshmi.
Postimi i Memetit:
Sot më datë 05.03 janë bërë fiks dy muaj që nga dita kur u është bërë vërejtje me shkrim Partisë për Veprim Demokratik nga partnerët e saj koalicionar të Listës së përbashkët për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Serbi.
Tash, ende edhe pas dy muajve, Partia për Veprim Demokratik, ende nuk i ka transferuar pagesen mujore në vlerë prej 1.175.955 RSD ( 10.000 EU) ku sipas marrëveshjes i takojnë të gjitha subjekteve politike të Listës së përbashkët “Lugina e bashkuar”.
Nuk është hera e parë që ky subjekt nuk i respekton marreveshjet që janë në të mirë e përbashkët, gjithashtu as nuk është hera parë që e deshmojnë se këta nuk ia kanë hallin asgjëje kur është puna te interesi klientelisto-partiak, ka shkruar zyrtari i APN-së./Lajmi-AL/













