Masat e reja: Çka dhe si funksionon gjatë vikendit

0
438
1. Të shtunën deri ora 12 gjithçka do të punojë normal, objektet tregtare dhe hoteliere

2. Nga ora 12 e shtunë deri ora 6 të hënën, nuk do të punojnë kafiterit, restoranet, librarit, butiqet, qendrat tregtare, palestrat dhe të ngjashme. 
3.Sipas kohës normale të deritanishme do të punojnë: ushqimoret (deri 21h), pompat e benzinës, barnatoret dhe shërbyesit e ushqimit.
4.Lulishtet do të punojnë deri ora 12. 
5.Tregjet dhe teatrot edhe më tej do të punojnë dero ora 21, por jo edhe kinematë, ato do të mbyllen. 
6.Ngjarjet sportive të paralajmëruara, ndeshnet dhe paraqitjet e të gjitha llojeve, do të mbahen - por pa pjesmarrjen e publikut. 
7.Nga e hëna, të gjitha shkollat e mesme në Serbi kalojnë në mësim online. 
8.Në qendrat e skijimit këtë vikend nuk do të punojnë kafiterit dhe restoranet. 
9.Shitja e ushqimit në sportele gjithashtu nuk do të jetë e mundur. 
10.Në qendrat e skijimit këto masa do të fillojnë nga mesnata dhe do të vazhdojnë deri të hënën, që do të thotë se objektet hoteliere në këto vende nuk do të punojnë gjatë gjithë vikendit. 
11.Përjashtim kanë vetëm kafiterit dhe restoranet e hoteleve, të cilët gjatë vikendit mund ti shërbejnë vetëm mysafirët të cilët kanë qëndrim të rezervuar.
12.Të hënën gjithçka kthehet siç ka qenë, ndërsa seanca e Shtabit të Krizave  është paralajmëruar për të martën.