Bujanoc: Gjendja me virusin korona në shkollat shqipe stabile, vetëm 2 raste të konfirmuara

0
450

Shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit janë duke iu përmbajtur masave kundër virusit korona.

Sipas të dhënave që ka grumbulluar Lajmi-AL nga të gjitha shkollat me paralelet e ndara ka mësuar se vetëm 2 raste janë të konfirmuara me Covid-19.

Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc sipas drejtorit të shkollës Naser Zairit aktualisht vetëm një rast është i konfirmuar me virusin korona edhe atë në stafin e përsonelit arsimorë, ndërsa tek nxënësit nuk ka raste të konfirmuara, njejtë është gjendja edhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku kemi të konfirmuar vetëm një rast me Covid-19.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle Zejni Fejzullahut, sa i përket nxënësve nuk ka raste të konfirmuar pozitiv.

Sa i përket shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan me paralelet e ndara në Konçul, Dobrosin dhe Turi nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19.

Raste të konfirmuara sikurse te personeli arsimorë poashtu edhe te nxënësit nuk ka as në shkollën fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nasalcë me paralelet e ndara në Letovicë dhe Osllarë.

Edhe shkolla fillore “Desanka Maksimoviç” në fshatin Bilaç me paralelen e ndarë në fshatin Samolicë është duke iu përmabjtur masave antikovid, kështu edhe kjo shkollë për momentin kosiderohet stabile dhe pa raste të të infekturave, sikurse në mesin e përsonelit arsimorë poashtu dhe te nxënësit.

Shkollaës fillore “Migjeni” në fshatin Muhoc me paralelen e ndarë në Breznicë sipas drejtorisë së shkollës gjendja është stabile dhe nuk ka raste të konfirmuara me Covid-19.

Sa i përket shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanocit edhe përkundër disa tentimeve telefonike nuk kemi mundur të kontaktojmë me drejtorin e kësaj shkolle./Lajmi-AL/