Nga moskujdesi i faktorit njerzor pyejet në njërën pjes të fshatit Muhoc të komunës së Bujnaocit janë ndezur duke rrezikuar prona private por njëkohësisht edhe duke shkaktuat ndotje të ambientit nga tymi i cili ka përfhsirë tërë fshatin.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkësia Lokale e Muhocit ku ka apeluar banorët lidhur me këtë çështje.
Në apelin e kryetarit të Bashkësisë Lokale Xhevat Hasanit thuhet, Bashkësia Lokale Muhoc apelon te qytetarët të cilët ditëve të fundit kanë vënë zjarre të qëllimshme, javën e kaluar kishte një tendencë në rritje e numrit të rasteve të zjarrit, ndërsa këto dita kemi erëra të forta dhe nuk mundemi ta vëjmë nën kontrollë zjarrin pasi që është i paparashikuar.

Pasi që zjarrëfikësit janë largë nga lokaliteti ynë si dhe rrugët e papërshtatshëm për një intervenim të shpejtë, shuarja e zjarrit bëhet edhe më e vshtirë.
Sipas këtij apeli në këtë pjesë ka shumë toka djerrina dhe ka shumë barnishta të thata dhe shkurre, dru halor apo pisha dhe nuk mundet të paragjykohet dhe as të dihet ku përfundon zjarri, në disa raste ka dëme edhe në prona private e shoqërore e sidomos në pemëtari, thuhet ndër të tjerash në apelin e Bashkësisë Lokale.
Hasani gjithashtu ka shkruar se, edhe ndotja e madhe që po i bëhet ambientit rrezikon edhe jetrat e njerëzve dhe objektet e banimit, prandaj të gjithë ata qytetarë të papërgjegjshëm për veprimet e pa logjikshme dhe indiferente të tyre të cilët identifikohen për zjarrvënie të qëllimta, rastet do të paraqiten te organet kompetente të cilët do të merren me rastet e sipas gjitha gjasave do të pasojnë edhe gjobat, ka shkruar në apelin e tij Hasani./Lajmi-AL/












