Bujanoc: Vikendi përfundon me 4 raste të reja me Covid-19

0
363

Komuna e Bujanocit pas një vale të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në fundjavën e kaluar vikendi ka kaluar disi më qetë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc të shtunën kemi patur 4 raste të konfirmuar të virusit korona ndërsa, ndërsa e diela ka kaluar qetë pa asnjë rast të konfirmuar.   

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 896 persona. Në muajin shukurt janë kryer gjithsej 1531 kontrolla prej tyre 1365 të rritur dhe 166 fëmijë.

Në shkurt numri i të sëmurëve ka arritur në 122 persona. Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 28 shkurt ka qenë 23, prej tyre 19 të rritur dhe 4 fëmijë.

Me test Antigjen nuk është testuar asnjë përsona. Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit nuk kemi rste të reja me covid-19./Lajmi-AL/