Kafenetë, restorantet, gjegjësisht të gjitha objektet hotelierike, si dhe qendrat tregtare në Serbi, gjatë vikendit, gjegjësisht nesër dhe të dielën do të punojnë vetëm deri në orën 14, u vendos sot në seancën e sapo përfunduar të Shtabit të Krizave në luftën kundër virusit korona.
Pas seancës, anëtarët e Shtabit të Krizave nuk dhanë deklarata për media, por, siç meson Blic, ata do t’i drejtohen opinionit në një konferencë shtypi në orën 15 pasdite.
Ky orarë i ri i punës nuk vlejnë për institucionet shëndetësore, veterinaritë dhe laboratorët.
Shtabi i Krizave vetëm se ka diskutuar të të Mërkurën, por atëherë nuk u mor asnjë vendim për masa të reja, por u arrit në përfundimin se kontrolli dhe mbikëqyrja e pajtueshmërisë me masat e mëparshme anti-epidemiologjike duhet të forcohen.
Gjithashtu, atë ditë, pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave njoftoi shpërsimin e masës për shkak të rritjes së papritur të numrit të njerëzve të infektuar, dhe se diçka duhet bërë për këtë.
Gjatë ditës së djeshme, 3,588 persona nga 15,074 të testuar ishin pozitivë ndaj virusin korona. Për fat të keq, 15 njerëz kanë humbur dhe 153 pacientë ishin në aparate për frymëmarrje./LajmiA-L/












