Arifi: Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkrahjen e Luginës së Preshevës, veçanarisht komunën e Bujanocit

0
300

“Përkrahja me aq sa kemi mundësi për shqiptarët  e Luginës,  gjegjësisht qytetarët  e Buajnocit nuk  do  të mungojë por do të vazhdojë edhe në të ardhmën  me mundësit që i  kemi si Qeveri dhe si Shtet” kështu u shpreh i akredituari i Republikës së Kosovës në Beograd Ambasadori Jetish Jashari pas takimit që pati me kryetarin e komunës së Buajnocit Nagip Arifin.

“Biseduam për gjitha problemet  me  të cilat po ballafaqohen qytetarët  e Komunës së Bujanocit dhe në këtë drejtim unë shpreha qëndrimin dhe mendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës  se  përkrahja me aq sa kemi mundësi për shqiptarët  e Luginës,  gjegjësisht qytetarët  e Bujanocit nuk do të mungojë por do të vazhdojë edhe në të ardhmën me mundësit që i  kemi si Qeveri dhe si Shtet” u shpreh Jashari

Sa I përket ndërimit të banesave për rastet sociale në komunën e Buajnocit ndërtimi i së cilave ka marrë përkrahje të madhe nga Ambasada e Shqipërisënë Beograd, OSBE, SHBA dhe UNHCR, Jashari u shpreh se, “çdo iniciativë e cila është humanitare dhe ka për qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve është e mirëseardhur dhe përkrahet” raporton Lajmi-AL.

Nga ana tjetër nikoqiri i këtij takimi, Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi e ka njoftuar Ambasadorin me situatën politike dhe të sigurisë në komunën e Buajnocit, njëkohësisht e ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmën prej 200.000 eurove për sanimin e pasojave nga vërshimet.

Kryetari Arifi u shpreh se,  ka marrë garancion nga Ambasadori Jashari për kujdes të posaçëm nga Republika e Kosovës për komunën e Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ambasadori Jashari gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lajmi-AL/