Përfundon seanca e Shtabit të krizave, vendimi përfundimtar për masat do të merret të Premtën

0
487

Të Premten, Shtabi i krizave do të shqyrtojë dy opsione: mbylljen e kafeneve dhe bareve në qendrat e skive për fundjavën dhe shkurtimin e orarit të punës të qendrave tregtare deri në orën 4 pas dite të Shtunave dhe të Dielave.

Seanca e sotme e Shtabit të Krizave, në të cilën u diskutua situata aktuale epidemiologjike në vend, ka mbaruar.

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të krizave Predrag Kon tha pas seancës së sotme se seanca e radhës e Shtabit të krizave do të mbahet të premten dhe se vendimi përfundimtar për masat do të merret atëherë.

Kon ka thënë se, diçka duhet bërë gjatë fundjavës pasi situata e epidemisë po përkeqësohet.

Ai shtoi se seanca e ardhshme e Shabit do të mbahet të premten, dhe se vendimi përfundimtar do të merret atëherë.

Epidemiologu shtoi se vendet nga ku bartet infeksioni janë qendrat e skive dhe vendpushimet dimërore.

Sipas tij, situata epidemiologjike po përkeqësohet edhe më shumë dhe është e nevojshme të forcohet kontrolli sa më shumë që të jetë e mundur, sepse virusi po qarkullon në masë./Lajmi-AL/