Vranja mbetet vatër e virusit, më shumë se njëqind nxënës të infektuar me Covid-19

0
346

Vranja edhe më tej mbetet vatër e virusit korona. Kapacitetet në spitalet e Kovid janë pothuajse të gjitha të plotësuara, sepse kanë rreth 20 pranime në ditë.

Lilana Antiç, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, thotë se pacientët me pamje klinike të rëndë dhe të moderuar janë shtruar në spital.

Ajo tregon se ka një rritje të numrit të fëmijëve që janë pozitivë në Vranjë dhe se në 19 ditët e fundit virusi korona ëhstë konstatuar në 112 prej tyre.

“Këta janë fëmijë shkollorë, të moshës 10 deri në 18 vjeç. Të gjithë kanë një pasqyrë klinike të lehtë, vetëm një fëmijë ka bronkopneumoni,” ka thënë Dr. Antiç.