Pas reshjeve të pandërprera të borës që kanë përfshirë në 24 orët e fundit rajonin tonë rrugët lokale janë vështirësuar për qarkullim edhe pse në orët e pasditës së djeshme kompania kontraktuese ishte urdhëruar nga kabineti i kryetarit të komunës Nagip Arifi që të hedh zhavorë, por reshjet e borës kanë bërë që ajo shtresë të mbulohet.
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi prapë ka urdhëruar kompaninë kontraktuese që të përshkojë me automjetin e sajë të pastrimit të gjitha rrugët e qytetit sukurse edhe ato nëpër vendbanimet që qytetarët të qarkullojnë lirshëm.
Edhe vet kryetari Arifi nga afër gjatë ditës së sotme ka përcjellë pastrimin e rrugëve kështu duke qenë më afër qytetarëve në përiudhat kur ata më së shumti kanë nevojë./Lajmi-AL/

















