Kryetari Arifi sot u ndau kontratat 33 asistentëve personal për fëmijët me nevoja të veçanta, mjete janë siguruar nga buxheti komunal

0
379

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ia ka ndarë sot kontratat për 33 asistentë personal në komunën e Bujanocit, të cilët do t’i shërbejnë fëmijëve me nevoja të veçanta që ndjekin procesin edukativo arsimor.

Komuna e Bujanocit që nga fillimi i vitit shkollor 2020/2021 ka angazhuar asistentët personal për nxënësit me nevoja të veçanta, me qëllim që të asistojnë në procesin e edukativo arsimor, dhe ka ndarë buxhet të konsiderueshëm që do t’i mbulojnë pagat e tyre për 5 muajtë e ardhshëm.

Arifi potencoi se, edhe pse Qeveria e Sërbisë, gjegjësisht ministria gjegjëse akoma nuk ka dhënë pëlqimin për mjetet për asistentë personal, pushteti lokal ka siguruar mjetet nga buxheti komunal për pagat e tyre për 5 muajt e ardhshëm.

Kryetari I komunës së Buajnocit I përgëzoi asistentët për punën dhe angazhimin e tyre që janë duke e bërë në këtë drejtim.

Asistentët personal do t’i ndihmojnë fëmijëve me pengesa në zhvillim ose me invaliditet në aktivitetet arsimore dhe jashtëarsimore, duke i ofruar ndihmë të drejtëpërdrejtë teknike në lëvizje, lexim, vizatim, sqarime, përgatitje e çantës dhe të ngjajshme.

Me dhënien e pëlqimit nga ana e Qeverisë pushteti lokal do t’i vazhdojë këto kontrata edhe për përiudhën tjetër, gjegjësisht pas përfundimit të skadimit të kontratës të saponënshkruar.

Ata që më së shumti janë gëzuar sot janë nënshkruesit e kontratave gjegjësisht asistetntët të cilët do të jenë të angazhuar edhe për 5 muajt e ardhshëm.

Edhe pse jo para kamerës, asistentët i kanë mirëpritur këto kontrata, sepse siç thonë ata këto të ardhura janë një ndihmesë për familjet e tyre, veçanaisht kur bëhet fjalë për një vend punë për 5 muajt e ardhshëm.

Vlenë të theksohet se mjetet e siguruara për 33 asistentët e rinjë janë siguruar nga buxheti komunal ndërsa me marrjen e pëlqimit nga Qeveria, gjegjësisht ministria gjegjëse, këta asistentë do të kenë të ardhura të siguruar edhe pas përfundimit të kësaj kontrate./Lajmi-AL/