Arifi vaksinohet me vaksinën kundër Covid-19

0
371

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19 u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vaksinim, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi korona.

Sot kryetari Arifi u vaksinua me vaksinën “Pfizer” në hapsirat e fakultetit ekonomik përballë qendrës shëndetësore.

“Beteja jonë për parandalimin e përhapjes së Covid 19, përveç mbajtjes së maskave dhe distancës, vazhdon edhe me imunizimin e qytetarëve. Unë, sapo mora vakcinën Pfizer, dhe apeloj që edhe qytetarët tjerë të kryejnë vakcinimin” ëhstë shprehur Arifi.

Imunizimi në Bujanoc po zhvillohet pa ndonjë problem në përputhje me thirrjet dërguar qytetarëve në formën elektronike. Deri më tani, më shumë se 600 qytetarë janë vaksinuar thot koordinatorja për vaksinim doktoresha Afërdita Mustafa.

Doktoresha Mustafa thekson që aplikimi të bëhet online përmes portalit Euprava në mënyrë që të gjithë qyteytarët ti kemi të evidentuar dhe mos të krojohen tollovi apo pritje të gjata./Lajmi-AL/