Këshilltari i Ambasadorit të R. Shqipërisë në Bernë të Zvicrës Valon Gashi me prejardhje nga komuna e Bujanocit është duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjen e tij.
Gashi vazhdimisht është duke u angazhuar në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, veçmas të vendasve të tij të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtetin helvetik.
Së fundmi në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë nga Ambasadori I. Gjoni dhe Këshilltari V. Gashi janë pritur në takim disa prej përfaqësueseve të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ka bërë të ditur përmes një njoftimi oonzulata shqiptare në CH.

Postimi i plotë:
Sot në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori I.Gjoni dhe Këshilltari i Ambasades V. Gashi pritën në një takim disa prej përfaqësueseve të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, zotërinjtë, Fadil Selmani, Ahmet Bektashi, Musa Salihi, Lulëzim Abazi, Adem Osmani dhe Sadri Xheladini.
U diskutua për të institucionalizuar bashkëpunimin mes Ambasadës dhe këtyre shoqatave, bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mundësinë e unifikimit të tyre në gjithë Zvicrën.
Në respektim të rregullave në kuadër të pandemisë, takimet me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të Lugines së Preshevës do të vijojnë në ditët në vijim.
Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim, thuhet në njoftim. /Lajmi-AL/












