Bujanoc: Në 24 orët e fundit konfirmohen edhe 4 raste të reja me Covid-19

0
309

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 728 persona. Në muajin janar janë kryer gjithsej 763 kontrolla prej tyre 699 të rritur dhe 64 fëmijë.

Në janar numri i të infektuarve ka arritur në 47 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 18.01.2021 ka qenë 52, prej tyre 52 të rritur, dhe 1 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 13 persona, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përmes PCR metodës janë testuar 2 persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 4 raste të reja me Covid-19./Lajmi-AL/