Prof. Ajet Avdyli me prejardhje nga Suharna Malësia e Bujanocit është edhe një kandidat tjetër i radhitur në listën e LDK-së për deputetp në Parlamentin e Kosovës për legjislaturën e ardhshme.
Prof. Avdyli është kandidati i dytë nga Lugina i radhitur për deputet në listën e LDK-së duke pasur parasysh që dit më parë LDK kishte nominuar edhe Imet Rrahmanin poashtu nga Lugina, ish Ministër i Shëndetësisë në R. Kosovës.
Prof. Ajet Avdylin për kandidat në Kuvendin e Kosovës është nominuar nga Dega e LDK-së në Zvicër.
Lajmi për nominimin e Z. Avdylit është bërë i ditur gjatë takimit me Bardhyl Kadriun në selin e Degës së LDK-së në Gjilan, të cilën e drejton kryetari Lutfi Haziri.
Deputetët nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Kosovës do të jenë një zë i fuqishëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Lajmi-AL/












