Në komunën e Bujanocit edhe 4 raste të reja me Covid-19

0
329

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 720 persona.

Në muajin janar janë kryer gjithsej 568 kontrolla prej tyre 511 të rritur dhe 57 fëmijë.

Në janar numri i të infektuarve ka arritur në 39 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 13.01.2021 ka qenë 35, prej tyre 31 të rritur dhe 4 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 8 persona, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga komuna e Bujanocit ndërsa përmes PCR metodës 2 persona kanë rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë shtuar edhe 4 raste të reja me Covid-19./Lajmi-AL/