Komuna e Bujanocit shpall konkurs publik për gjashtë vende pune në Administratën Komunale

0
19

Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs publik për plotësimin e gjashtë vendeve të punës në Administratën Komunale, me marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar. Konkursi është i hapur për kandidatë që plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj dhe kërkesat specifike për secilin vend pune.

Vendet e lira janë:

* 1 zyrtar – Këshilltar në Drejtoratin për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, për punët nga fusha e bujqësisë, pylltarisë, ekonomisë së ujërave, gjuetisë dhe peshkimit.
* 1 zyrtar – Këshilltar i ri në Drejtoratin për Financa, për kontabilitetin materialo-financiar të mjeteve themelore.
* 1 zyrtar – Këshilltar i ri në Drejtoratin për Veprimtari Shoqërore, për punët e mbrojtjes sociale.
* 1 zyrtar – Këshilltar i ri në Drejtoratin për Shërbime Publike, për punët e arsimit.
* 1 shërbyes në Drejtoratin për Administratë të Përgjithshme, për punët e dorëzuesit (komunikuesit).
* 1 zyrtar – Këshilltar në Drejtoratin për Investime dhe Zhvillim (Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal), për punët e urbanizmit, projektimit, ndërtimit dhe IT-së.

Kualifikimet e kërkuara

Për shumicën e vendeve të punës kërkohet:

* Arsim i lartë (240 ECTS ose master), në varësi të pozitës, në fushat e bujqësisë, ekonomisë, juridikut ose, për pozitën në arsim, master i farmacisë.
* Përvojë pune prej 1 deri në 3 vjet, varësisht nga pozita.
* Nënshtetësia e Republikës së Serbisë.
* Mosha madhore.
* Të mos jetë ndërprerë më parë marrëdhënia e punës në organet shtetërore për shkelje të rëndë të detyrës.
* Të mos jetë dënuar me burgim të pakushtëzuar prej së paku gjashtë muajsh.

Për pozitën e dorëzuesit (komunikuesit) kërkohet vetëm arsim fillor, ndërsa plotësimi i kushteve të tjera ligjore mbetet i detyrueshëm.

Autoritetet kanë theksuar se provimi profesional shtetëror nuk është kusht dhe nuk paraqet përparësi gjatë pranimit në punë. Kandidatët e përzgjedhur që punësohen për herë të parë në administratë do t’i nënshtrohen një periudhe prove prej gjashtë muajsh.

Afati për aplikim është 15 ditë, duke filluar nga dita e publikimit të njoftimit për konkursin në gazetën ditore “Danas”.

Aplikimet dorëzohen në Administratën Komunale të Komunës së Bujanocit, rruga Karagjorgje Petroviq nr. 115, me shënimin: “Për konkursin publik – mos e hap”.

Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve do të fillojë më 10 gusht 2026, në ora 11:00, në objektin e Administratës Komunale të Bujanocit. Kandidatët do të njoftohen individualisht përmes adresës së tyre.

NË LINKUN E MËPOSHTËM MUND TI MERNI FORMULARËT E APLIKIMIT: https://bujanovac.rs/%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%bd%d0%b8-%d0…/