RADARË TË RINJ NËPËR SERBI. Do të vendosen në “vendet e fshehta”

0
335

Që nga fillimi i këtij viti, në rrugët e Serbisë kanë humbur jetën 390 persona, ndërsa 15.320 janë plagosur në aksidente trafiku. Pas këtyre shifrave qëndrojnë emra dhe njerëz që, fatkeqësisht, sot nuk janë.

Radarë të rinj mobil në rrugët e Serbisë

Agjencia për Sigurinë e Trafikut, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Rrugore, ka filluar vendosjen e radarëve të rinj stacionarë dhe mobil, të cilët do të regjistrojnë jo vetëm tejkalimin e shpejtësisë, por edhe përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit si dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Çfarë do të regjistrojnë radarët mobil:

  • Përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
  • Tejkalimin e shpejtësisë së lejuar
  • Mosvendosjen e rripit të sigurimit

Këta radarë do të jenë lëvizës dhe nuk do të dihet gjithmonë se ku ndodhen. Nuk është e nevojshme që pranë tyre të jetë i pranishëm një polic – sistemi do të regjistrojë automatikisht shkeljet dhe gjobat do të dërgohen pa ndërhyrje njerëzore.

Qëllimi është të zbulohet sa më shumë numër shkeljesh dhe, mbi të gjitha, të përmirësohet siguria në komunikacion.

Gjobat do të vijnë pa praninë e policisë

Nga Agjencia për Sigurinë e Trafikut, deklarojnë se pajisjet tashmë janë blerë dhe pritet të vihen në funksion shumë shpejt.

U bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik: respektoni rregullat, sepse gjobat do të vijnë edhe pa praninë e policisë! Respektojini për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë. Po punohet gjithashtu për ndryshime ligjore që të dënohen më ashpër shoferët e papërgjegjshëm, veçanërisht ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, me gjoba shumë më të larta.

Nuk ka asnjë justifikim të ulesh në timon nëse ke konsumuar qoftë edhe një gotë alkool. Misioni është i qartë: tolerancë zero ndaj papërgjegjshmërisë dhe rritje të ndjeshme të dënimeve për shkeljet e trafikut.