Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Trupit Koordinues për Përmirësimin e Pozitës së Romëve dhe Romeve, kryesoi sot mbledhjen e tij konstituive, thuhet në njoftimit e kësaj ministrie.
Gjatë mbledhjes u formua Grupi Profesional i Trupit Koordinues, i cili do të merret me detyrat profesionale dhe operative që lidhen me përmirësimin e pozitës së komunitetit rom.
Në krye të këtij grupi do të jetë sekretarja e shtetit në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Livia Paviqeviq.
Ministri Berisha, gjatë mbledhjes, paraqiti gjithashtu një nismë për rregullimin e statusit të ndërmjetësve shëndetësorë dhe asistentëve pedagogjikë.
Trupi Koordinues për Përmirësimin e Pozitës së Romëve dhe Romeve ka për detyrë të koordinojë dhe orientojë punën e organeve të administratës shtetërore, si dhe të mbështesë dhe ndjekë zbatimin e masave të përcaktuara në përputhje me Strategjinë për Përfshirjen Sociale të Romëve dhe Romeve në Republikën e Serbisë për periudhën 2022–2030.








