Mitroviq dhe Pajaziti takohen lidhur me rastin e arsiqëve, do të presin vendimin e organeve kompetente

0
272

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka pritur sot në takim u.d drejtorit të Trupit koordinues Nenad Mitroviq ku kanë biseduar rreth situatës së fundit të këshilltarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Sasha Arsiq, dhe djali i tij, Stefan Arsiq, ndihmës i kryetarit të komunës, të cilët janë dërguar në paraburgim për 30 ditë si të dyshuar për rrahjen e ish-policit Tisa Trajkoviq aktualisht në pension.

Sipas postimit në rrjetin social të Mitroviq, me Pajazitin janë pajtuar që të presin vendimin e organeve kompetente dhe më pas të ndërmarrin hapat e mëtutjeshme rreth këtij rasti.

“Takim konstruktiv me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti. Diskutuam për çështje aktuale dhe situatën e tanishme, ndër të tjera edhe për rastin “Arsiq”.

U pajtuam që të presim vendimin e organeve shtetërore kompetente që po e ndjekin procesin gjyqësor, pas së cilës edhe ne do të marrim vendimet tona përkatëse” ka shkruar Mitroviq.