Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave u ka dërguar dje të gjitha pushteteve lokale një njoftim lidhur me detyrimin e tyre për zbatimin e Rregullores mbi masat për zhdukjen dhe shkatërrimin e bimës barishtore alergjike – ambrozisë, pas niveleve rekord të kësaj bime në Serbi.
Ambrozia, një nga barërat e këqija më të përhapura dhe më të dëmshme alergjike, shkakton dëme serioze si në bujqësi ashtu edhe në shëndetin e popullatës.
Për këtë arsye, siç thekson ministria përkatëse, është e domosdoshme që pushtetet lokale, pronarët dhe shfrytëzuesit e tokës të marrin në kohë të gjitha masat e përcaktuara për shkatërrimin e kësaj bime, dhe kjo para se të fillojë periudha e lulëzimit të saj, që zgjat nga korriku deri në shtator.












