Disa rrugë në qytetin e Bujanocit bëhen njëkahore, ndërsa një ndryshon kahjen (Foto)

0
483

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti përmes rrjetit të tij social ka bërë të ditur se disa rrugë në qytetin e Buajnocit tashmë janë njëkahore, ndërsa disa kanë ndryshuar kahjen, kjo sipas tijë për qarkullim më të mire.

Ngasës të automjeteve tash duhet të keni kujdes dhe ti përcillni mirë shenjat e komunikacionit, për të mos marrë ndonjë gjobë nga policia, sidomos në rrugët të cilat kanë ndryshuar kahje.

Postimi i plotë i Pajazitit

“Rrugë njëkahore në qytet për qarkullim më të mirë

Këtyre ditëve kemi vendosur shenjat e rrugëve njëkahore në qytetin e Bujanocit, me qëllim që të lehtësojmë qarkullimin e komunikacionit dhe të rrisim sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në zbatimin e këtyre ndryshimeve.

Në ditët në vijim do të vazhdojnë punimet edhe në sinjalizimin horizontal, për ta bërë qarkullimin sa më të qartë dhe të sigurt për të gjithë”.