Paga minimale në Serbi në vitin 2025 do të rritet në 53.592 dinarë. A do ti bindë rininë të qëndrojnë në vendlindje?

0
509

Paga minimale në vitin 2025 do të jetë 53.592 dinarë, që është një rritje prej 13.7 për qind. Sipas ekspertëve ekonomik paga inimale do të mund të mbulojë shportën minimale të konsumatorit.

Nëse kjo do të ndikojë në gjendjen ekonomike në vend, më së miri e komentojnë të rinjtë të cilët bredhin rrugëve e që nuk kanë të siguruar një vend të punës, të përhershëm apo qoftë edhe të përkohshëm.

Pavarësisht rritjes së pagës minimale nga janari i vitit 2025 mungesa e vendeve të punës është problem kryesorë që pjesës dërmuese të popullatës i mungonë. “Po është gjë e mirë pë rata që e kanë të siguruar një vend të punës, sidomos që janë puntorë të lajmruar dhe paguajnë contribute.

“Unë punojë vetëm në sezonë kur ka punë, edhe atë pas 5 vite punë te i njejti pronarë nuk e kamë asnjë ditë përvojë punë të regjistruar sepse nuk kam sigurim, për mua u rrit paga inimale apo jo ska shumë rëndësi” shprehet për LajmiAL i riu nga komuna e Bujanocit i cili si shumë të tjerë është në pritje për një jetë më të mirë, atje ku edhe tashmë janë shumë bashkëmoshatarë të tijë.   

Jemi dëshitarë të faktit se rrugës së mërgimit ia kanë mësyrë edhe shumë vajza të reja, të cilat tashmë kanë krijuar një jetë më të mire, paga në vendlindje as që mund të krahasohet me atë ku ato veprojnë.

Rritja e pagës minimale ka gëzuar vetëm ata të cilët janë të punësuar me sigurim shëndetësorë e pensional, por jo edhe ata që punojnë në kompanitë private pa sigurim e sidomos ata që nuk kanë një vend të punës.

“Një shpres e vogël është nëse kompanitë private i paguajnë sigurimin punëtorëve të tyre dhe në këtë mënyrë ata do të detyrohen tu japin edhe pagën minimale, kjo mbase mund ti bind paksa rininë tone, edhe pse dyshojë se një gjë e tillë mund të ndodhë” thotë i riu nga Bujanoci./LajmiAL/