Kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu, përmes postimin në rrjetin social ka kundërshtuar vendimin e djeshëm të KK të Bujanocit që ka të bëjë me heqjen nga buxheti të mjeteve të parapara për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë, në vlerë prej 2 milion dinarë.
Luftiu në postimin e tijë për haqejen e mjeteve të KKSH-së nga buxheti drejtpërdrejt e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Bujanocit Arbër Pajazitin, duke i thënë, “ Arbër, efektet pozitive të protestës je i pari që do i gëzosh si kryetar i Komunës, dhe për këtë nuk ndihem fare keq, a për partnerët tuaj të koalicionit kam një përgjigje, protestat do të vazhdojnë”
POSTIMI I PLOTË I LUTFIUT
“Në fillim të vitit Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e uli buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar, dhe me këtë veprim e vështirësoi funksionimin e KKSH, tani edhe Komuna e Bujanocit e heqi buxhetin për KKSH.
Personalisht mendoj se deri te ky vendim ka ardhur me insistimin e partive politike serbe që janë pjesë e qeverisjes Komunale, për shkak të protestave që KKSH po organizon kundër diskriminimit të Serbisë ndaj shqiptarëve, por kjo nuk e arsyeton kryetarin e Komunës së Bujanocit e as këshilltarët shqiptarë që votuan pro këtij vendimi.
Mua më kanë mbetur dhe pak ditë deri në përfundim të mandatit, dhe jam i bindur se do ja dalë e Këshilli do t’i kryej të gjitha obligimet e veta, por është shqetësues standardi që po e vendosin.
Arbër, efektet pozitive të protestës je i pari që do i gëzosh si kryetar i Komunës, dhe për këtë nuk ndihem fare keq, a për partnerët tuaj të koalicionit kam një përgjigje, protestat do të vazhdojnë.
Mesiguri edhe pas këtij rishikimi të buxhetit serbët kanë brohoritur “Zivela Srbija”.” Ka shkruar kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu.












