Faleminderit Junior Achievements për ftesën drejtuar shkollës dhe nxënësve tanë për të marrë pjesë në garën “Sfida e Biznesit – Business Challenge”, e mbajtur në Leskoc, ku konkurruan 115 nxënës nga 30 shkolla të mesme të rajonit të Serbisë juglindore, në mesin e tyre edhe nxënësit e shkollës sonë: Durim Arifi, Njomëza Ahmeti dhe Fiorentina Abazi. Ku Fiorentina Abazi, arriti të zërë vendin e dytë, duke garuar së bashku me nxënësit e shkolave tjera, edhe ate: Ilija Stojadinoviq nga Shkolla Teknike në Vranjë, Nikolla Nikoliq nga Shkolla e Tregtisë dhe turizmit në Leskoc, Angjela Mitiq nga shkolla e mesme “Dušan Trivunac Dragoš”. Svrljig dhe Petra Vulić nga SH.M.T. “Mija Stanimirović” në Nish, dhe u kualifikuan për finalen që do të mbahet në Beograd.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Admir Nazifi, ndau mirënjohje për nxënësen fituese dhe profesorin Elhan Murati.

Qëllimi i kësaj gare është t’u ofrojë nxënësve një pasqyrë mbi mënyrat moderne të të bërit biznes, duke i motivuar ata të mendojnë në mënyrë proaktive dhe të zbatojnë idetë e tyre. Nëpërmjet zhvillimit të aftësive në mënyrë inovative, nxënësit përmirësojnë shpirtin e tyre sipërmarrës dhe rrisin mundësitë për punësim.
Detyra e tyre ishte që të zhvillonin idenë e një podcast-i brenda ekipit të tyre, duke përzgjedhur tre tema kryesore që do të trajtonin në fazat e ardhshme. Gjithashtu, duhej të gjenin mënyra efektive për të promovuar podcast-in e tyre dhe të tërheqnin sponsorë, në mënyrë që të bëhet i vetëqëndrueshëm dhe të gjenerojë të ardhura. Ata kishin në dispozicion pajisje dhe hapësirë për regjistrim, vullnet të mirë, dhe një kapital fillestar prej 50,000 dinarësh. Duhej që të mendonin me kujdes për drejtimin që do të ndiqnin dhe si do të investonin buxhetin e tyre të kufizuar, thuhet në postimin e shkollës së mese “Sezai Surroi”./LajmiAL/












