Sot sipas kalendarit fillon vera dhe regjioni prej ditësh po përjeton vapë tropikale. Sot pritet mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, ku temperaturat më të larta do të arrijnë në 39 gradë në jug dhe lindje të vendit. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga veriu.
Këto temperatura të larta mund të jenë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët, veçanërisht në jug dhe lindje, ku pritet temperatura më e lartë. Gjithashtu, shkalla e lartë e rrezatimit UV mund të jetë e dëmshme për shëndetin.
I nxehti tropikal për shtatë ditët e ardhshme
Një masë ajrore shumë e ngrohtë do të qëndrojë edhe për shtatë ditët në vijim. Piku i valës së të nxehtit pritet të premten dhe të shtunën me temperatura maksimale prej 35 deri në 40 gradë. Të dielën dhe gjysmën e parë të javës së ardhshme, në veri dhe perëndim pritet rënie e lehtë e temperaturës, ndërsa vlera maksimale do të mbetet rreth 38 gradë në lindje dhe jug.
Nëse nuk keni nevojë, mos dilni nga ora 11:00 deri në orën 15:00
Rekomandohet të mos dilni jashtë kur dielli është më i fortë, nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Nëse është e nevojshme të dilni, duhet të qëndroni në hije, të vishni veshje me ngjyrë të çelur dhe të mbroni kokën me kapele. Rekomandohet të vishni rroba të lehta, pambuku dhe asnjëherë sintetike, të cilat ndalojnë djersitjen, e cila është shumë e rëndësishme për ftohjen e trupit.












