Komuna e Bujanocit binjakëzohet me Bashkinë e Gjirokastrës

0
287

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal njëzërit është aprovuar vendimi propozim vendimi mbi binjakëzimin e komunës së Buajnocit me Bashkinë e Gjirokastrës.

“Kam kënaqësinë e posaçme që të ndaj lajmin me të gjithë qytetarët tanë se sot Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit ka aprovuar propozimin tim për binjakëzimin e komunës sonë me Bashkinë e Gjirokastrës.

Ky propozim u mbështet nga 26 këshilltarë të Kuvendit Komunal, që na hap rrugën për të bashkëpunuar edhe më ngushtë me Bashkinë e Gjirokastrës në projekte që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomisë, turizmit, kulturës, sportit, administratës publike, etj.

Gjithashtu, gjatë kësaj seance e shpallëm të plotëfuqishëm vendimin mbi shpalljen qytetar nderi i komunës së Bujanocit kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj.

Urime të gjithë qytetarëve tanë! Le të jetë ky një bashkëpunim i frytshëm!” ka shkruar në rrjetin e tij social kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./LajmiAL/