Policët e rrejshëm i grabisin mbi 9.000 euro dhe telefonat mobil dy shqiptarëve në Serbi

0
480

Polic të rrejshëm sot në autostradën E75 afër fshatit Prevallac kanë ndaluar automjetin dhe grabitur dy shtetas të huaj, të cilët më pas rastin e kanë paraqitur në polici.

Siç kanë deklaruar NN personat policët e rrejshëm me vetur të tipit “Seat” me ndriçues të policisë e kanë ndaluar automjetin nga ku kanë dalë me pushkë autimatike, janë prezantuar si zyrtar policor dhe nga personat e ndaluar kanë marrë paratë dhe telefonat mobil.

Nga shtetasi maqedonas E. A nga Tetova polici i rrejshëm ka garbitur 800 euro dhe telefonin mobil Iphone, ndërsa nga shtetasi shqiptarë M. O ka grabitur para në shumë prej 8.800 euro dhe telefonin mobil Iphone.

Rasti iu është paraqitur policisë të cilët janë duke kërkuar intensivisht për kryesit e veprës, kanë bërë të ditur nga MPB.

Lajmi-AL edhe më parë ka raportuar për rastet kur pokicë të rrejshëm janë paraqitur në autostradë më qëllim që të grabisin shtetasit e huaj që kalojnë nëpër Serbi. /Lajmi-AL /