Mundësi e mirë për praktikë profesionale përmes Entit Nacional për Punësim

0
245

Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale ka njoftuar kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit mbi realizimin e programit “Talentët në Sektorin Publik”, i cili realizohet nga Enti Nacional për Punësim në bashkëpunim me Fondin për Talentët e Rinj që përfshin edhe praktikën profesionale të paguar për bursistët e Fondit për Talentët e Rinj në organet e administratës publike për një kohëzgjatje minimale 3 muaj, me mundësi zgjatjeje në 9 muaj. Buxheti sigurohet nga Enti Nacional për Punësim.

Të interesuarit për angazhim në këtë program duhet të paraqiten në Fondin për talent të rinjë.   

Në konkluzionin e Qeverisë thuhet se, Jipet pëlqimi që shfrytëzuesve të bursave nga Fondi për talent të rinjë të cilët financohen në bazë të konkursit për stipendimin deri në 1050 studentë më të mirë të vitit të fundit të studimeve bazë akademike edhe deri në 500 studentë të vitit të fundit të studimeve akademike master, nga institucionet e larta arsimore ku është themelues Republika e Sërbisë për vitin shkollorë 2022/2023, pas përfundimit të studimeve ti mundësojë pjesmarrjen në Programin e praktikës profesionale “Talentët në sektorin publik” të cilin e ka aprovuar Qeveria në seancën e mbajtir më 22 qershorë 2023.