Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tijë nxënësit më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.
Me këtë rast Arifi sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit i ka shpërblyer dhe motivuar që të vazhdojnë në këtë rrugëtim.
“Sot pata kënaqësinë që në kabinetin tim të mirëpres nxënësit më të mirë të gjeneratës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.
Duke i falemnderuar ata për suksesin e arritur gjatë shkollimit të tyre dhe drejtorët e tyre për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate, i ndajta shpërblime në formë financiare prej 24.000 dinarëve për secilin nxënës të dalluar.
Kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t’i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen” ka bërë të ditur kryetari Arifi.
















