Në vazhdwn e aksionit kundër korrupsionit, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti për Luftën kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Departamentin Special për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, sot në orët e paraditës kanë arrestuar A.H. (1965) ish-personi përgjegjës i Organit të Përkohshëm të NP “Komunalia” nw Bujanoc.
Policia ka arrestuar edhe R.H. (1964) personi përgjegjës i kësaj ndërmarrje publike, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas komunikatws sw MPB-sw, i dyshuari A.H si përgjegjës i kësaj Ndwrmarrje Publike në periudhën nga data 10 gusht 2016 deri më 20 korrik 2020, si dhe R.H, nga data 20 korrik 2020 deri në fund të vitit 2022, kanë hequr borxhet për shërbimet e ofruara komunale për 339 persona fizikë dhe dy persona juridikë në bazë të parashkrimit, pa paraqitur asnjë padi në gjykatën kompetente me qëllim të ndërprerjes së atij parashkrimi.
Në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për 18.036.444 dinarë. Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.












