PD, LPD dhe PDSH i reagojnë Kryeministrit Kurti: Konkursi i manipuluar (dokument)

0
286

REAGIM

Njoftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e Partisë Demokratike, se sot zyrtarisht kryetari i PD-së Nagip Arifi së bashku me kryetarin e LPD-së Shqiprim Musliun dhe kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafa i kanë reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurtit rreth ndarjes së mjeteve për organizatat joqeveritare në Luginë të Preshevës.

Duke analizuar me kujdes përfituesit nga ky konkurs dhe dëshmitë që na kanë ofruar qytetarët, konsiderojmë se ky konkurs është i manipuluar dhe i destinuar për të përmbushur nevojat klienteliste të një subjekti politik në Luginë.

Për më keq, ngrehim dyshimet tona për elemente të korrupcionit ku paraprakisht janë identifikuar përfituesit e këtij konkursi.

Prandaj, kemi kërkuar nga kryeministri Kurti që ta rishqyrtojë këtë vendim, pasi me këtë konkurs ka financuar strukturat e një subjekti politik, por jo projektet që kanë qëllim avancimin e arsimit, kulturës, artit dhe identitetit kombëtar shqiptar në Luginë.

Gjithashtu, e njoftojmë opinionin se në këtë listë përfituese ka edhe organizata që kanë merituar të finacohen, e disa të tjera të marrin fonde edhe më të mëdha, por ja që ato nuk u shpëndajtën në bazë të meritokracisë.

Në fund, mund të gjeni reagimin e plotë drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës.