Në Serbi gjatë periudhës janar-shtator 2022 kanë lindur 45.939 ndërsa kanë vdekur 85.742

0
257

Sipas të dhënave të publikuara me rastin e Ditës së Fëmijëve më 20 Nëntor nga Instituti Republikan i Statistikave në vitin 2021, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur në rrethin e Beogradit, 17.803, dhe më i vogli në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore, ku kanë lindur 11.789 foshnjë.

Sa i përket komunave të rajonit të Beogradit, më së shumti foshnja kanë lindur në territorin e Palilulës – Beograd 2123, dhe më së paku në Sopot – 159.

Në vendin e dytë është rajoni i Vojvodinës, me gjithsej 16.737 lindje të gjalla, me më së shumti 4.187 në territorin e qytetit të Novi Sadit, më së paku në Plandishte – 59 foshnja.

Vendin e tretë e zë rajoni i Shumadisë dhe i Serbisë Perëndimore, ku kanë lindur 15.851 foshnje, prej të cilave më së shumti në Kragujevc 1.604 dhe më së paku në Rekovc 43 foshnja.

Në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore, vitin e kaluar kanë lindur më pak foshnje, 11,789. Nga ky numër, më së shumti foshnja kanë lindur në Leskoc, 1.086, dhe më pak në Cërna Trava – 4 foshnja.

Përqindja e fëmijëve nën moshën 15 vjeçare në popullsinë e përgjithshme në Serbi është 14,3 për qind, ndërsa në nivel botëror është 25,4 për qind, sipas publikimit të RZS.

Lindjet dhe vdekjet, janar-shtator 2022. Kanë lindur 45.939 ndërsa kanë vdekur 85.742

Ky njoftim tregon rezultatet e mëparshme për lindjet e gjalla dhe vdekjet pasi fakti i lindjes dhe vdekjes është regjistruar në regjistrin e lindjeve dhe vdekjeve. Të dhënat tregohen sipas muajit të regjistrimit, d.m.th. muaji i regjistrimit në regjistrat e lindjeve dhe vdekjeve në vitin 2021 dhe 2022.

Në Republikën e Serbisë, në periudhën janar – shtator 2022, numri i lindjeve të gjalla ishte 45.939. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i lindjeve të gjalla ishte 45.476, është shënuar një rritje prej 463 ose 1.0%. .

Numri i vdekjeve në Republikën e Serbisë në periudhën janar – shtator 2022 ishte 85.742 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vdekjeve ishte 93.713, është shënuar një rënie prej 7.971 ose 8.5%.