Partia Demokratike dhe kandidati i sajë për kryetarë të Këshillit Kombëtar Shqiptarë Agim Haliti në kuadër të fushatës zegjdhore për zgjedhjet e 13 nëntorit kanë vizituar edhe komunën e Medvegjës, ku janë takuar me shqiptarët e kësaj komune.
Gjendja e shqiptarëve në këtë komunë sipas Halitit është tejet serioze dhe se në këtë drejtim duhet angazhuar shumë seriozisht.
Haliti i shoqëruar edhe nga kryetari Nagip Arifi dhe kandidatët për KKSh nga komuna e Medvegjës Bajram Mustafa dhe Egzona Halimi me qytetarët shqiptarë të kësaj komune kanë diskutuar rreth problemeve dhe mundësive për përmirësimin e jetës së tyre
“Gjatë mandatit tim në Këshillin Kombëtar Shqiptar zotohem se Medvegja do të trajtohen me një seriozitet më të madh, ngase edhe gjendja e shqiptarëve po rrezikohet seriozisht.
Pasivizimi, si procesi më diskriminues që po i ndodhë shqiptarëve të Medvegjës, dhe jo vetëm, do të jetë sfida ime më e madhe gjatë mandatit tim katërvjeçar në KKSh” është shprehur Haliti.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, ka potencuar se, “Medvegjasit zotohen se ndryshimet në KKSh do të ndodhin të dielen e 13 nëntorit, duke rrethuar numrin 1 dhe Agim Halitin për kryetar të këtij institucuoni.
Kandidatët e Partisë Demokratike nga Medvegja Bajram Mustafa dhe Egzona Halimi janë zotuar se do të përkushtohen maksimalisht për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të kësaj komune, sidomos në fushat që mbulon KKSh.












