Sot shorti i Championsit, gjithçka që duhet të dini

0
247

Sot do të hidhet shorti për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 12:00, e tërë bota e futbollit do t’i ketë sytë nga Liga e Kampionëve, ku ekipet më të mëdha në Evropë do të mësojnë kundërshtarin e radhës.

Cilat skuadra janë të kualifikuara?

16 skuadra nga faza grupore kanë siguruar kualifikimin. Tetë prej tyre si lider të grupit, derisa tetë të tjera si pozitë e dytë.

Si lider nga grupet u kualifikuan: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Man City, Napoli, Porto, Tottenham.

Kurse, si pozitë e dytë: Club Brugge, Dortmund, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, Milan, PSG.

Në këtë raund, janë disa rregulla të veçanta. Pasi disa klube nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Fillimisht, ato që ishin në një grup të lehtë nuk kanë të drejtë të përballen sërish, derisa nuk lejohet as që skuadra nga i njëjti kampion të gjenden përballë njëra-tjetrës.

Kur nisin ndeshjet?

Ndeshjet e para kualifikuese janë paraparë të nisin në datat: 14, 15, 21 dhe 22 shkurt, derisa ato kthyese më 7, 8, 14 dhe 15 mars. Të gjitha takimet fillojnë në ora 21:00.

Kujtojmë, se këtë vit rregulli i golit mysafir nuk vlen. Pra, nëse pas 180 minutave rezultati është i barabartë, atëherë skuadrat do të shkojnë në kohë shtesë për 30 minuta, e pastaj nëse vazhdon të jetë baras do të kemi penalltitë.